Ku tregohet “i dobët” Ilir Tafa…(FOTO)

E publikuar: 21/04/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilir Tafa është ndër aktorët e njohur shqiptarë, por tashmë më i njohur në rajon, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci me që me rolet e tij ka arritur t’ua merr zemrat mbarë publikut, shkruan revista Kosovarja.

Pavarësisht angazhimeve të shumta në aktrim e poashtu edhe në kolegjin AAB, që njëheri është edhe themeluesi i tij, ai gjen kohë edhe për familjen, ku në disa fotografi shihet shumë i lumtur pranë tyre.

Edhe pse në punë ai është i përpiktë dhe me shumë seriozitet, mund të themi se vetëm pranë familjes e shohim Ilirin “të dobët” dhe tejet të dashur.

“Kam dy fëmijë, quhen Lisi dhe Erisi. Është herët të flitet se çfarë rruge do të ndjekin ata në të ardhmen, edhe pse Lisi tregohet shumë i talentuar në këndim dhe ka disa performanca në organizime të ndryshme për fëmijë. Edhe pse rriten duke parë karrierën time si aktorë, nuk kisha dashur që ata ta ndjekin atë rrugë, sepse aktrimi është një punë paksa e lodhshme dhe duhet shumë angazhim.

Por gjithsesi, janë ata që do të vendosin për të ardhmen e tyre. Gruaja ime është dizajnere e modës dhe ka treguar suksese të mëdha në këtë fushë. Këtë vit ka fituar edhe çmimin e dizajneres më të mirë shqiptare” është shprehur Tafa.