Ku është Rita Ora? (Foto)

E publikuar: 21/07/2016 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lewis Hamilton është fotografuar në një jaht luksoz në St Tropez, por aty nuk ishte e dashura e tij Rita Ora. Kampioni i Formula 1 po kalonte kohë me një brune bukuroshe të quajtur Sara Ojjeh.

Por, piloti 31-vjeçar i parapriu thashethemeve të mediave rozë, duke publikuar një foto me Sarën që thotë se është njëra nga mikeshat më të mira për më shumë se 10 vite tashmë.

“Ne thjesht duam të bëjmë qejf, ndërsa ata të sajojnë histori. Njëra nga mikeshat më të dashura të familjes për më shumë se 10 vite, Sara. Mos besoni asgjë nga ato që lexoni”, shkroi ai.

Të dy u panë duke biseduar, qeshur e, sigurisht, duke bërë edhe selfie. Sara është bija e miliarderit Mansour Ojjeh që është njëri prej pronarëve të skuadrës së Lewis, McLaren.