KSHPK-ja: Rritja e rasteve tregon përkeqësim të situatës me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit

E publikuar: 19/06/2020 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë kanë rezultuar 82 raste të reja me koronavirus. Instituti i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar se rritja e rasteve në javën e fundit tregon përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit.

Sipas IKSHPK-së rritja e rasteve me koronavirus dërgon drejt mbingarkimit të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive.

“Këta numra të këtyre ditëve flasin shumëçka. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit mbingarkimi ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të moshuara, pasi nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja.

“Kjo ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur, sepse fatkeqësisht për këtë sëmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.