Kryesia e vjetër cakton se ku do të ulen deputetët e rinj të Kuvendit

E publikuar: 25/07/2017 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me përfaqësuesit e partive parlamentare.

Me vendim unanim, Kryesia ka vendosur që koalicioni me më së shumti deputetë PAN të ulen në mes të sallës, ndërsa Vetëvendosje tani e tutje do të ulen në anën e djathtë të sallës, aty ku në mandatin e kaluar janë ulur deputetet e LDK-së.

Ndërsa deputetët e forcës së tretë politike në zgjedhje, LDK, u vendos që të ulen në anën e majtë të sallës, aty ku deri tani janë ulur deputet-t e VV-së, raporton Gazeta Express.

Po ashtu Kryesia caktoi datat 26, 27, 28 korrik për regjistrimin e deputetëve.