Kritika për reklamën e pastës së dhëmbëve, ku shfaqet një grua e zhveshur (Foto)

E publikuar: 26/11/2017 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publiku në Britani të Madhe, nuk e ka pëlqyer aspak reklamën për një pastë dhëmbësh, ku shfaqet një grua e zhveshur në karrige, pranë një grumbulli të qepëve.

Drejt kompanisë prodhuese dhe asaj që ka realizuar imazhin për publicitet, janë adresuar disa kritika me shkrim, ndërsa kërkohet të largohet sepse është ofenduese, transmeton Telegrafi.

Reklama që po konsiderohet e papërshtatshme

“Çfarë ka të bëjë ky produkt për pastrim, me një femër që rri në pozitë provokuese, ndërsa ka afër edhe qepë”, shkruan në njërën prej kritikave.

Reagimi i zyrtarëve ka qenë i menjëhershëm, ku thuhet se ajo nuk është e zhveshur, por është duke u bërë gati për mëngjes, ndërsa perimet tregojnë erën e rëndë që e largon pasta.

Reklama është larguar përkohësisht nga billbordët. /Telegrafi/