Kosova me projekte konkrete për 1 milardin e BE-së

E publikuar: 03/06/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku gjatë takimit përgatitor të Komitetit Kombëtar për Investime, ka deklaruar se të gjitha projektet janë infrastrukturore dhe BE tanimë ka ndarë 1 miliard euro për këto investime.

Ky komitet u taku me qëllim që të diskutojnë investimet kyçe infrastrukturore dhe bashkë-financimi i projekteve nga ana e Bashkimit Evropian.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se e sheh me shumë interes rolin e komitetit kombëtar për investime, për shkak të kapiciteteve të limituara. Ai shtoi se roli i këtij komiteti është shumë i rëndësishëm për krijimin e një ambienti për investime nga jashtë.

“Jemi në negociata me Fondin Monetar për të mundësuar investime dhe shpresojë të përmbyllet kjo brenda kësaj jave”, ka thënë ai.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Komisioni Evropian, Jean-Eric Paquet ka thënë se komitetit kombëtar për investime i kanë dhënë ndihmë teknike në këtë drejtim duan të bashkëpunojnë në projekte që janë të rëndësishme dhe që lehtësojnë jetë e qytetarëve.