Kosnett: Ne nuk e konsiderojmë ilegale qeverinë Hoti, këtë e ka bërë të qartë Gjykata Kushtetuese

E publikuar: 22/06/2020 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, tha se nuk e konsiderojnë ilegale qeverinë Hoti, sipas tij, këtë e ka bërë të qartë Gjykata Kushtetuese.

“Gjithashtu sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese thonë se ishte i pabazuar dhe joprofesional. Ne e respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe unë i respektoj njerëzit që punojnë aty dhe do të them këtë; mendoj se është shumë me rëndësi për qeverinë në Kosovë që të thotë se e respekton Gjykatën Kushtetuese, në kuptim për të respektuar çdo vendim të kësaj gjykatë dhe jo të zgjedh çfarë të respektojë e çfarë jo”, tha Kosnett në Klan Kosova.

Ai shtoi kjo është diçka që mbetet të shihet në të ardhmen./GS/