Kontribuuesit e luftës ta kenë statusin që u takon

E publikuar: 13/04/2015 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili ka qenë edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se askujt nuk duhet t’i mohohet kontributi për çlirimin e vendit.

Ai ka thënë se komisionit për verifikimin e veteranëve duhet t’i shqyrtojë ankesat dhe nëse ka padrejtësi, të veprohet në përputhje me të dhënat nga terreni.
“Më erdh keq që të ndjerin Fadil Nimani nuk e kanë gjetur në lista, por ai është heroi i Kosovës”, është shprehur Haliti.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Haliti ka folur edhe për punën e koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Sipas tij, ky koalicion mund ta çojë mandatin deri fund, pavarësisht problemeve me të cilat mund të përballet.

Haliti ka thënë se nuk është gjithçka zi, siç pretendojnë opozita dhe disa medie.