Kololli flet për panenkan që i shënoi Napolit: Ishte vendim i momentit

E publikuar: 16/02/2019 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës këtë edicion.

Skuadra italiane u përball me Zurichun e futbollistëve shqiptarë ku ka triumfuar me rezulat 1-3.

Golin e vetëm në këtë takim për ekipin zviceran e shënoi ylli i Kosovës, Benjamin Kololli nga penalltia.

Kololli ka treguar edhe vendimin që morri për të shënuar me panenka përballë gjigantit italian.

“Në atë moment mendova shpejt se mund të shënoja në atë mënyrë dhe e provova, nuk e ndryshova mendjen”, tha Kololli.

Mesfushori ofensivë që te Kosova luan si mbrojtës i majtë tha se ka qenë takim i vështirë ndaj Napolit.

“Ishte një ndeshje e vështirë edhe pse ne provuam shumë shanset tona. Napoli e vrau ndeshjen në momentin që shënoi golin e parë”, tha Kololli. /Telegrafi/