Koha qe te flasim per rendesine e zgjedhjeve!

E publikuar: 21/08/2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Nexhit Shala

Pse te humbim kohe me kalkulimet e partive politike se cila me cilen do te ben koalicion, kush do t’i fitoj zgjedhjet, kush po aderon ne parti etj.etj…Ne vend te kesaj secili mund te jep kontributin e vet duke folur per rolin dhe rendesine e zgjedhjeve.

Nisur nga parimi se partite politike dhe politikanet jane ne sherbim te votuesve, votimi është një e drejtë themelore e çdo qytetari që u mundëson atyre të zgjedhin drejtuesit e së nesërmes. Votimi jo vetëm që u mundëson qytetarëve të votojnë partitë politike, por gjithashtu i ndihmon ata të kuptojnë rëndësinë e qytetarisë. Shumë njerëz nuk votojnë duke menduar se një votë nuk do të bëjë një ndryshim, perkundrazi vota e juaj e ben ndryshimin. Themelet politike të një kombi janë ndërtuar duke përdorur zgjedhje.

Votimi është një proces themelor që mban funksionimin e sistemit qeveritar të një shteti. Kjo u mundëson qytetarëve të zgjedhin qeverinë e tyre. Ai gjithashtu lejon që njerëzit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në qeveri. Qëllimi i çdo qeverie është të zhvillojë dhe zbatojë politika të ndryshme në dobi të qytetarëve të saj.

Votimi është mënyra për të shprehur mendimin e një qytetari në një shtet demokratik. Votimi është thelbësor për aktivizimin e procesit demokratik.

Në ditën e zgjedhjeve, votuesit do të kenë aftësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në qeveri për mandatin vijues.

Nje levizje e mire do te ishte nese votuesit vetedijesohen per te votuar per programet e partive politike dhe ne asnje menyre per partite politike ose individe.

Partite politike jane ofertues te cilat konkurojne me programet e tyre duke i shpalosur ato neper debate nga me te ndryshmet si televizion, radio, portale, gazeta, takime te drejteperdrejta, per tema te ndryshme ekonomike, sociale, kulturore, shendetesore, siguri, arsim etj. Ndersa, votuesit i analizojne keto programe dhe zgjedhin njerin nga ofertuesit me oferta optimale per ta hedhur voten e tyre ne diten e votimit.

Mos harroni vota e juaj mund ta bej ndryshimin, ndersa zgjedhja eshte ne doren tuaj!