Koci: Tarifa të suspendohet vetëm në këtë mënyrë, e kemi humbur besimin në BE-në

E publikuar: 16/12/2018 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, kanë ofruar opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Ata mes tjerash kanë ofruar që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

E këtë nuk po e mbështet avokati Arianit Koci.

Koci ka thënë se Kosova është tradhëtuar nga BE-ja për çështjen e vizave dhe kjo ka bërë që të humbet besimi tek ta, transmeton zeri.info.

Ai ka këshilluar që suspendimi i tarifës të bëhet vetëm nëse emërtimi UNMIK të zëvendësohet me Kosovo dhe të liberalizohen vizat./ZERI

Reagimi i plotë i Kocit:

Ramush, mos e suspendo tarifën ndaj Serbisë! Partenrët kur hyjnë në negociata, veprojnë me mirëbesim: pa prapavija dhe lojëra pas perdeve, dhe duke e respektuar njëri tjetrin. Me gjitha të metat që i kemi, me BE-në, kemi qenë korrekt – aq sa na kanë lejuar rrethanat konkrete politike. Ashtu kemi vepruar edhe kur e kemi votuar demrakacionin. Na kanë thënë që pas demarkcionit, liberalizimi është çështje e kryer. Çka ka ndodhur? Jemi tradhëtuar. Tani po thonë që i kemi plotësuar të gjitha kriteret, por duhet vetëm edhe pak me pritë. Fqinjët tanë kanë harruar se ku iu kanë liberlizuar vizat. E kemi humbur besimin në BE. Tash po kërkojnë suspendim të tarifës, me zëvëndësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo. Jo. Nuk mjafton! Meqenëse jemi tradhëtuar, tani po e rrisim pazarin. Suspedimin e tarifës e bëjnë vetëm nëse bëhet zëvëndësimi i emërtimit UNMIK me Kosovo, dhe LIBERALIZOHEN VIZAT. Asgjë më pak!