KLSH: Birra “Peja” fshehu taksat, mbi 1.7 mln dollarë dëm shtetit

11.08.2017 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KLSH: Birra “Peja” fshehu taksat, mbi 1.7 mln dollarë dëm shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se birra “Peja” ka mashtruar autoritetet doganore të Shqipërisë duke fshehur mbi 1.7 milion dollarë taksa.

Sipas KLSH, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur kompania përmes importuesit të saj në Shqipëri, subjektit “Kuinda”, ka manipuluar sasinë e prodhimit.

Legjislacioni tatimor në Shqipëri aplikon dy nivele akcizash për birrën. Për fabrikat, të cilat prodhojnë mbi 200 mijë hektolitra, akciza është 70 lekë për litër; ndërsa për ato me kapacitet nën 200 mijë hektolitra paguhet 36 lekë për litër, transmeton tch.

Ky diferencim është bërë për të mbrojtur prodhuesit vendas nga fabrikat e mëdha të importit. Sipas KLSH, në janar të 2015-s subjekti importues “Kuinda” ka deklaruar në doganë se prodhimi vjetor i birrës “Peja” është nën 200 mijë hektolitra.

Si rezultat, ajo ka futur në tregun shqiptar 5.5 milionë litra birrë për të cilat ka paguar akcizën e reduktuar prej 36 lekë. Por nga verifikimet e kryera nga dogana shqiptare në tetor të vitit 2015 rezulton se prodhuesi i birrës ka një prodhim vjetor më të madh se 200 mijë hektolitra dhe si rrjedhojë duhet të paguante akcizën 70 lekë për litër.

Sipas KLSH, dogana shqiptare ia ka rillogaritur akcizën birrës “Peja”, por vetëm për vitin 2015, ndërkohë që duhet ta bënte këtë edhe për sasitë që ajo ka futur në Shqipëri edhe në 2014-n dhe 2013-n.

Nga llogaritjet e KLSH del se së bashku me gjobat, evazioni i birrës “Peja” dhe importuesit të saj në Shqipëri për vitin 2013-2014 arrin në 195.5 milionë lekë, ose mbi 1.7 milion dollarë, para të cilat duhet të shkonin në arkën e shtetit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


IPKO mendon largimin nga Kosova

IPKO mendon largimin nga Kosova

Mes plumbave dhe gurëve, ja se si kjo nënë i lutet ushtarëve izraelitë për paqe

Mes plumbave dhe gurëve, ja se si kjo nënë i lutet ushtarëve izraelitë për paqe

Daçiq: Kosova s’do të bëhet kurrë anëtare e OKB-së

Daçiq: Kosova s’do të bëhet kurrë anëtare e OKB-së

Vetëm këtë vit, 952 viktima të dhunës në familje – 5 përfunduan me vrasje (Video)

Vetëm këtë vit, 952 viktima të dhunës në familje – 5 përfunduan me vrasje (Video)

Edhe pse u ul TVSH-ja, artikujt e konsumit u shtrenjtuan (Video)

Edhe pse u ul TVSH-ja, artikujt e konsumit u shtrenjtuan (Video)

Ja nga kush udhëhiqet krahu i Shpend Ahmetit në ‘Vetëvendosje’

Ja nga kush udhëhiqet krahu i Shpend Ahmetit në ‘Vetëvendosje’

Mbi 440 komisionerë do të angazhohen për rivotimin e nesërm në Istog

Mbi 440 komisionerë do të angazhohen për rivotimin e nesërm në Istog

Stabilizim i rrymës në 2023

Stabilizim i rrymës në 2023

Nxënësi nga American School of Kosova fiton bursë të plotë 4-vjeçare në Universitetin e Harvardit

Nxënësi nga American School of Kosova fiton bursë të plotë 4-vjeçare në Universitetin e Harvardit

Premtimet e rreme, nga martesa në prostitucion të dhunshëm

Premtimet e rreme, nga martesa në prostitucion të dhunshëm

Hoxhaj takon shefin e Zyrës Kineze, diskutojnë marrëdhëniet ekonomike dhe politike

Hoxhaj takon shefin e Zyrës Kineze, diskutojnë marrëdhëniet ekonomike dhe politike

Hahn vendeve të Ballkanit: S’ka BE për vendet që kanë probleme fqinjësore

Hahn vendeve të Ballkanit: S’ka BE për vendet që kanë probleme fqinjësore

Lufta kundër korrupsionit, kusht i “harruar” për liberalizimin e vizave

Lufta kundër korrupsionit, kusht i “harruar” për liberalizimin e vizave

Ministri i Zhvillimit Ekonomik: Termocentrali “Kosova e Re” përfundon më 2023

Ministri i Zhvillimit Ekonomik: Termocentrali “Kosova e Re” përfundon më 2023

Protesta kundër ndotjes së ajrit në Shkup

Protesta kundër ndotjes së ajrit në Shkup

Trump rikonfirmon se nuk ka patur lidhje me Rusinë

Trump rikonfirmon se nuk ka patur lidhje me Rusinë