Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën

03.12.2018 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën

Mustafa Ceriq, një ndër klerikët muslimanë më me peshë në Ballkan, ish-kreu i Bashkisë Islame të Bosnjës nga viti 1993 e deri në vitin 2012, një figurë dhe me dimension politik, i ka përcjellë një letër të hapur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ku i ankohet për vendimin e tarifës 100% ndaj mallrave të importuara nga Bosnja.

Për Ceriq, nuk është e denjë të vësh shenjë barazimi mes dy vendeve. Vërtet Bosnja nuk e ka njohur Kosovën, por për Mustafa Ceriq, vetë boshnjakët e njohin atë.

“I nderuar Kryeministër Haradinaj, me përshëndetjen e bukur boshnjake të paqes dhe miqësisë për ju, qeverinë tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pranoni shprehjen e respektit të çdo boshnjaku, të cilët njohin Republikën e pavarur të Kosovës” e nis letrën e tij Ceriq, ku shpreh keqardhjen se përse Bosnja, në terma shtetërorë nuk e njeh Kosovën.

“Boshnjakët e mirë janë të turpëruar për shkak të kësaj, por janë të pafuqishëm për të ndrequr turpin e tyre, sepse ata janë pengje të politikës serbe, e cila nuk heq dorë prej hegjemonisë së saj në Ballkan pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. E gjitha ka filluar në Kosovë, por çdo gjë është ende në vazhdim e sipër në Bosnjë dhe rreth Bosnjës.

Politika serbe jo vetëm që nuk e njeh vendimin e plotë të një gjykate ndërkombëtare mbi gjenocidin e kryera në Bosnje, por për këtë krim edhe krenohet publikisht duke i trajtuar kriminelët e luftës si heronj kombëtarë, si model për një brez të ri. Politika serbe në Bosnje, me mbështetjen e Beogradit nuk e kundërshton shtetin boshnjak vetëm në të drejtën për të njohur shtetin e pavarur të Kosovës, por sfidon dhe të drejtat e vetë boshnjakëve”, shprehet kleriku i njohur.

Sipas tij, Haradinaj duhet të shohë më thellë në vendimin e tij për ndëshkuar me taksë doganore edhe Bosnjën.

“Arsyeja që po ju shkruaj është vendimi juaj për të vendosur një detyrim 100% në produktet e importit nga Serbia dhe Bosnja. Ju, sigurisht, keni të drejtë për këtë vendim të njëanshëm. Dhe, më e rëndësishmja, ju keni fuqinë e shtetit për ta bërë atë pavarësisht nga Beogradi. Sepse Kosova nuk është pararoja e Serbisë. Për fat të keq, Bosnja nuk ka të drejtë njerëzore apo fuqi shtetërore për të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, sepse nuk e lejon Beogradin. Sepse Bosnja është një shtet vasal i Serbisë, pavarësisht, ose për shkak të gjenocidit serb”, shprehet Mustafa Ceriq.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Serwer thumbon Thaçin në Twitter: Fto edhe miqtë që e cilësojnë të keqe idenë tënde të kufirit

Serwer thumbon Thaçin në Twitter: Fto edhe miqtë që e cilësojnë të keqe idenë tënde të kufirit

Në Kosovë s’e përmend, por në SHBA Thaçi e çon tutje idenë për shkëmbim territoresh

Në Kosovë s’e përmend, por në SHBA Thaçi e çon tutje idenë për shkëmbim territoresh

Historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

Historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

Nesër në Kosovë, mot kryesisht i vranët

Nesër në Kosovë, mot kryesisht i vranët

Reagon Ismaili, kërkon masa të menjëhershëm ndaj kirurgut në Prizren

Reagon Ismaili, kërkon masa të menjëhershëm ndaj kirurgut në Prizren

Skandaloze: Kirurgu në Prizren kërcënon dhe fyen pacienten që rënkonte nga dhimbjet

Skandaloze: Kirurgu në Prizren kërcënon dhe fyen pacienten që rënkonte nga dhimbjet

Serbia i humb më shumë se nga 1 milion euro në ditë për shkak të taksës

Serbia i humb më shumë se nga 1 milion euro në ditë për shkak të taksës

Avokati nga Turqia ofron mbrojtje falas për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Avokati nga Turqia ofron mbrojtje falas për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Haradinaj mbledh nënkryetarët e AAK-së – diskuton për pozicionet e Qeverisë

Haradinaj mbledh nënkryetarët e AAK-së – diskuton për pozicionet e Qeverisë

Rritja e pagave rrezikon investimet kapitale në Kosovë

Rritja e pagave rrezikon investimet kapitale në Kosovë

Veseli: BE-ja po e rrënon çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë, Trepça ka qenë dhe do jetë e Kosovës

Veseli: BE-ja po e rrënon çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë, Trepça ka qenë dhe do jetë e Kosovës

Presidenti Thaçi në SHBA: Mbështetja e Uashingtonit është vitale për Kosovën

Presidenti Thaçi në SHBA: Mbështetja e Uashingtonit është vitale për Kosovën

Hoxhaj: Resurset kombëtare të Kosovës kurrë s’do të jenë pjesë e dialogut

Hoxhaj: Resurset kombëtare të Kosovës kurrë s’do të jenë pjesë e dialogut

Policia arreston dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Policia arreston dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Haradinaj priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu

Haradinaj priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së reagon kundër vendimit të Kuvendit të Kosovës

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së reagon kundër vendimit të Kuvendit të Kosovës