Kjo është strategjia e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e ardhshme

06.08.2019 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kjo është strategjia e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e ardhshme

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se mund të futen në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD’në në rast se vërejnë kalkulime të partive tjera që kanë qenë në pushtet.

Për të njëjtën çështje ka shkruar sot edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili thotë se mund të presin që të festojnë për fitore edhe pas zgjedhjeve, por sipas tij mund të festohet edhe para mbajtjes së tyre, duke krijuar një koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe PSD’në që sipas tij do të rezultonte me 70 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas tij më pas do t’iu duhej vetëm një partner i vogël, për të pasur 2/3 në Kuvend.

Në këtë shkrim lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka përmendur fare postin e kryeministrit, post për të cilin LDK’ja nuk ka ndërmend të lëshojë pe para zgjedhjeve.

Kurti ka paralajmëruar se do të ketë ‘pranverë’ në vjeshtë, kohë kur do të mbahen zgjedhjet.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Koha që u ka mbetur është vonesa që e shkaktojnë. Dikur ajo matej me muaj, tash me javë, e së shpejti veçse me ditë të numërueshme. Ardhmëria kurrë nuk ka qenë më afër.

Meqë 22 gushti u la për shpërndarjen e Kuvendit, i bie qe zgjedhjet e reja të jenë me 22 apo 29 shtator, ose 6 tetor. Pra, do të kemi pranverë në vjeshtë. Fitorja jonë në këto zgjedhje e fut shpresën në zemrat e qytetarëve për ta nxjerrë shtetin nga kriza e dështimi.

Duhet të fitojmë e do të fitojmë. Mirëpo, kësaj radhe është e mundur që të fitojmë edhe para zgjedhjeve!

Po, mund të fitojmë pas zgjedhjeve atëherë kur në natën e raportimeve të komisionerëve nga vendvotimet, ankthi na bëhet festë. Ama mund të fitojmë edhe para zgjedhjeve këtë herë. Koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes. Asisoj do t’i kemi së paku 70 deputetë. Një partner i vogël pas zgjedhjeve do të ishte më shumë se i mjaftueshëm për shumicën absolute të 2/3 dhe gjithsesi i panevojshëm për shumicën e thjeshtë qeveritare.

Pra, mund të fitojmë edhe pa betejë. Mbase më mirë ashtu, sepse betejat e vërteta e të mëdha do t’i kemi pikërisht pas fitores. Sepse menjëherë duhet të ndryshojnë lajmet e mbrëmjes me qeverisjen tonë të re. Jo më skandale qeveritare por luftim i krimit dhe korrupsionit. Jo më emigrim porsi ekzod por punësim pa diskriminim. E kështu me radhë…

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kjo është strategjia e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e ardhshme

Kjo është strategjia e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e ardhshme

ARKEP ia pamundëson kompanisë së Blerim Devollit kontratat e reja me konsumatorët

ARKEP ia pamundëson kompanisë së Blerim Devollit kontratat e reja me konsumatorët

Video e papublikuar, tensione në Kuvendin e LDK’së kur ishte propozuar emri i Fatmir Sejdiut

Video e papublikuar, tensione në Kuvendin e LDK’së kur ishte propozuar emri i Fatmir Sejdiut

Goditje e rëndë për presidentin: Hashim Thaçi një simbol i oktapodit politiko-kriminal

Goditje e rëndë për presidentin: Hashim Thaçi një simbol i oktapodit politiko-kriminal

Zëdhënësi tregon se çfarë u diskutua në takimin e Mustafës me zyrtarët e partisë

Zëdhënësi tregon se çfarë u diskutua në takimin e Mustafës me zyrtarët e partisë

Haradinaj ‘kërcënon’ gjeneralët serbë: Këtu do të na keni, sa herë të doni

Haradinaj ‘kërcënon’ gjeneralët serbë: Këtu do të na keni, sa herë të doni

Vetëvendosje deponon nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarje të Kuvendit

Vetëvendosje deponon nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarje të Kuvendit

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Burgu i Prizrenit me mungesë të mjeteve higjienike, ankohen të burgosurit

Burgu i Prizrenit me mungesë të mjeteve higjienike, ankohen të burgosurit

Haradinaj takon Unikkatilin, bëjnë shqiponjën me duar

Haradinaj takon Unikkatilin, bëjnë shqiponjën me duar

LDK-ja e PDK-ja do të bëjnë fushatë me taksën ndaj Serbisë, thonë se nuk e heqin

LDK-ja e PDK-ja do të bëjnë fushatë me taksën ndaj Serbisë, thonë se nuk e heqin

Mustafa: Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë si person privat, përsëri shkoi si kryeministër

Mustafa: Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë si person privat, përsëri shkoi si kryeministër

Kush është gjenerali serb që kërcënoi Kosovën: I lindur në Mitrovicë, luftoi në Ferizaj

Kush është gjenerali serb që kërcënoi Kosovën: I lindur në Mitrovicë, luftoi në Ferizaj

Riciklohet konflikti i vjetër, Behgjet Pacolli Enver Hasanit: Dhunues, gënjeshtar, shantazhues, hajn

Riciklohet konflikti i vjetër, Behgjet Pacolli Enver Hasanit: Dhunues, gënjeshtar, shantazhues, hajn

Haziri: Nëse shohim kalkulime të partive tjera, bëjmë koalicion parazgjedhor me VV-në e PSD-në

Haziri: Nëse shohim kalkulime të partive tjera, bëjmë koalicion parazgjedhor me VV-në e PSD-në

Plani i diplomacisë serbe për heqjen e njohjeve të Kosovës, numri “magjik” 97

Plani i diplomacisë serbe për heqjen e njohjeve të Kosovës, numri “magjik” 97