“Kim Kardashian ka një konkurrente”: Gruaja që peshon mbi 90 kilogramë thotë se kur ecën rrugës, bllokohet edhe trafiku! (Foto)

E publikuar: 23/02/2018 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua pretendon se trupi i saj është falë gjeneve të saj të mira dhe nuk ka të bëjë fare me kirurgji plastike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Eudoxie Yao, nga Abidjan, Bregu i Fildishtë, e cila thotë se njerëzit kthejnë kokën sa herë e shohin atë, duke këmbëngulur ndërsa pamja ‘ultra sexy’ e saj mund të duket si rezultat i disa intervenimeve nga kirurgët plastikë, pamja e saj është në të vërtetë e natyrshme.

Modelja, e cila nuk dëshiron të zbulojë moshën e saj, peshon gati mbi 90 kilogramë dhe nuk ka dëshirë të shkojë në dietë dhe të pakësojë “masat e saj madhështore”.

Çfarë thuhet më tej, ajo thekson se krahasohet me modelen e famshme tanimë, Kim Kardashian.

“Unë kurrë nuk kam pasur kirurgji kozmetike. Kurrë, kurrë, kurrë në jetën time. Unë kam qenë gjithmonë kështu. Gjithmonë kam qenë e natyrshme”.

Ajo ka shtuar: “Kur dalë nga shtëpia, njerëzit shpesh habiten dhe tronditen kur më shohin”.

“Unë e ndaloj trafikun. Njerëzit janë të tronditur. Por ata kurrë nuk më thonë asgjë në fytyrë”. /Telegrafi/