KHAIA do të hapë hetimet për aksidentin mes dy paragllajdëve në Korishë të Prizrenit

E publikuar: 20/07/2020 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit, bën të ditur Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA)

Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G.

I lënduari mashkull ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK.

Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur në njoftimin e KHAIA-së.