Kështu ia numëroi Arbitrazhi 26 milionët që PTK-ja duhet t’ia japë Z Mobile-it

E publikuar: 29/04/2017 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbjet e Z Mobile janë bërë në mënyrë shumë të mirë nga ana e gjykatës së Arbitrazhit. Dëmet në biznes që i është shkaktuar Z Mobile është 17 milionë 315 mijë, dëmet kotnraktuale janë 8 milionë e 785 mijë euro dhe 975 mijë euro dhe 534 mijë dollarë duhet të paguhen në emër të shpenzimeve që i ka bërë Z Mobile për arbitrazh.

Ai ka thënë se krejt këto shuma rreth 26 milionë euro.

“Z Mobile është në prag të bankrotit. Vitin 2016 e ka mbyllur me rreth 1 milion humbje, vitin 2017 vetëm tash ka një humbje enorme”, ka thënë Gjikolli.

Arbitrazha ka qenë një proces që ka zgjatur 1 vit.

“Mund të them se ka qenë një proces që ka kërkuar shumë punë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kur Agron Mustafa ka ardhur në krye të PTK-së i kishte takuar atë dhe Blerim Devollin.

“Kishte kërkuar dy muaj kohë me idenë se sapo kishte marrë pozitën. Ishte një takim pak shpresëdhënës. Nuk ndodhi gjë”, ka thënë Gjikolli.

“Kur PTK-ja e pa që Arbitrazha na thirri dhe na tha të heqim dorë nga padia dhe na tha disa fjalë të bukura kështu, por prapë nuk ndodhi asgjë”, ka thënë më tej ai.

Gjatë kohës sa ka ndodhur arbitrazha nuk ka pasur asnjë komunikim, transmeton koha.net.

“Ne kemi pasur edhe një takim që kemi kërkuar që të lëshohen shërbimet, sepse çdo vonesë i kushton PTK-së”, ka thënë Gjikolli. “Vendimi i arbitrazhit është shumë i qartë dhe i plotë”, ka shtuar më tej.