Kërcënohet me jetë Labi dhe Blerona

E publikuar: 13/02/2016 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi dhe kolegia e tij Blerona Zeqiri, janë kërcënuar për jetën nga një person. Burime brenda policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se dy gazetarët e TV21, pas kërcënimit kanë bërë denoncimin.

Kërcënimi ndaj Labit ka ardhur nga një person i “dashuruar marrëzisht” në moderatoren Blerona Zeqiri, nga e cila ka kërkuar një takim për t’u njohur edhe më shumë më të. Pas refuzimit që i është bërë nga bukuroshja, personi ende i paidentifikuar për policinë, ka kërkuar nga Labi që ta ndërmjetësojë këtë takim.

Sigurisht edhe Labi, ka refuzuar ndërmjetësinë, por më pas ka ardhur kërcënimi nga i dyshuari për të dy moderatorët. Të shqetësuar nga telefonatat, Labi dhe Blerona kanë denoncuar kërcënimet në polici dhe tani ky institucion është vënë në ndjekje të personit i cili nuk është identifikuar ende.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmetit është shprehur se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi informacionet mund të dëmtojnë hetimet. /Magazina.al