Këngët e dy shqiptareve po konsiderohen si himne të botërorit 2018

E publikuar: 22/06/2018 05:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Ndërsa kënga e një shqiptareje tjetër, Dua Lipës, është po ashtu duke u dëgjuar shumë gjatë kampionatit botëror.

Live It Up by Nicky Jam, Will Smith, Era Istrefi

Emra të mëdhënje të muzikës kanë bashkëunuar për këngën zyrtare të FIFA WORLD CUP – RUSIA 2018.

Ai është fitues i Grammy, një tekst shkrues si dhe reper Will Smith, me një prej yjeve më të mëdhenjë të Amerikës Latine, si dhe me një këngëtare që premton shumë nga Kosova, Era Istrefi.

 One Kiss, Calvin Harris, Dua Lipa

Një tjetër këngë e famshme vjen nga një tjetër këngëtare nga Kosova në bashkëpunim me Calvin Harris.

Dua Lipa së fundmi ka kënduar në Ligën e Kampionëve  në ceremoninë e hapjes zyrtare. Këngëtarja e hitit “New Rules” është bërë këngëtarja më e re femër që i ka kaluar 1 bilion shikime në Youtube.

Ndërsa këngët e tjera që janë duke u dëgjuar në këtë botëror janë: Living Football nga Hans Zimmer dhe Lorne Balfe, Colors nga Jason Derulo, I like it nga Cardi B, Bad Bunny, dhe J Balvin, pastaj Living Football nga Hans Zimmer, Lorne Balfe,  po ashtu Three Lions ’98 nga Baddiel, Skinner, Lighting Seeds, si dhe 90 Minutos nga Prince Royce dhe ChocQuibTown./GazetaExpress