Kënaqësia e femrave dhjetëfish më e fortë se ajo e meshkujve

23.02.2016 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kënaqësia e femrave dhjetëfish më e fortë se ajo e meshkujve

Sipas studimeve kur femra arrin në orgazëm gjatë marrëdhënieve, atëherë kënaqësia e saj është pothuajse dhjetëfish më e fortë se ajo e mashkullit. Sidoqoftë e vërteta është se në një përqindje të madhe të rasteve nga një marrëdhënie intime, femra del më e pakënaqur. Faktori kryesor i këtij fenomeni duket se është eksitimi i shpejtë i mashkullit, pa përjashtuar edhe moskujdesin e shumë meshkujve ndaj dëshirave të partnereve. Kjo gjë shumë herë shkakton probleme në çift, sepse femra fillon ankesat kurse mashkulli shumë herë pa të drejtë ndjehet sikur preket burrëria e tij, dhe anashkalon problemin. Dashuri midis një çifti do të ketë probleme nëse nuk ekziston një seksualitet i shëndetshëm dhe i pasur. Probleme të tilla shkaktohen edhe atëherë kur në marrëdhëniet seksuale meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve.

Kënaqësia

Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problematizimi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual. Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë përderisa nuk ndodhet në të njëjtat kondita si dikush tjetër. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Së pari aftësia e vet organit nuk varet përmasat. Së dyti aftësia e mashkullit në seks nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres. Dhe së treti nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjesh një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ti dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë. Megjithatë nuk është e thënë që seksi është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat, çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta. Rëndësi kanë edhe lojërat seksuale, por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

Aftësia seksuale

Dëgjohet kohët e fundit se kanë dalë një serë ilaçesh, madje bëhen edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat forcojnë aftësinë dhe rezistencën e mashkullit në seks. Aftësia e njeriut në lidhje me seksin lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin seksual kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për seks, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’iu ndihmojë për të dalë nga kjo situatë. Në rast se kjo gjendje vazhdon atëherë duhet që t’i drejtohet mjekut specialist. Tek rezistenca seksuale e mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera. Alkooli dhe duhani sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në seks, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë seksuale. Prandaj nëse i përdorni si mjet ndihmues, alkoolin dhe duhanin, por edhe masturbimin, duhet të jeni në dijeni të pasojave të tyre të dëmshme për vetë aktivitetin seksual.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Njerëzit më shumë po preferojnë të udhëtojnë sesa të martohen e të bëjnë fëmijë

Njerëzit më shumë po preferojnë të udhëtojnë sesa të martohen e të bëjnë fëmijë

Apple do të riparojë iPhone me bateri të palëve të treta

Apple do të riparojë iPhone me bateri të palëve të treta

Policia Japoneze arreston një 13 vjeçare për shpërndarjen e një njoftimi “popup” që nuk mbyllej

Policia Japoneze arreston një 13 vjeçare për shpërndarjen e një njoftimi “popup” që nuk mbyllej

Zbulohet ilaçi më efektiv kundër depresionit dhe vetëvrasjeve

Zbulohet ilaçi më efektiv kundër depresionit dhe vetëvrasjeve

Dështon plani për një taksë dixhitale brenda Bashkimit Evropian

Dështon plani për një taksë dixhitale brenda Bashkimit Evropian

6 metoda për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi

6 metoda për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizmin te fëmijët

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizmin te fëmijët

Fushata e takimeve informative të edicionit të 7-të të ICT Awards nis me Tiranën dhe Prishtinën

Fushata e takimeve informative të edicionit të 7-të të ICT Awards nis me Tiranën dhe Prishtinën

Fitbit i kundërpërgjigjet Apple dhe Samsung me orën e re inteligjente

Fitbit i kundërpërgjigjet Apple dhe Samsung me orën e re inteligjente

Janë zbuluar gjenet përgjegjëse të autizmit

Janë zbuluar gjenet përgjegjëse të autizmit

Çmontimi i Galaxy S10, telefoni i vështirë për tu riparuar

Çmontimi i Galaxy S10, telefoni i vështirë për tu riparuar

Ditë qetësie në Bali: Mbyllen aeroportet, ndalon interneti dhe zbrazen rrugët për të festuar Vitin e Ri Hindu (Foto)

Ditë qetësie në Bali: Mbyllen aeroportet, ndalon interneti dhe zbrazen rrugët për të festuar Vitin e Ri Hindu (Foto)

Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Kur do të mund të aplikohet te pacientët e tjerë trajtimi i virusit HIV që rezultoi i suksesshëm

Kur do të mund të aplikohet te pacientët e tjerë trajtimi i virusit HIV që rezultoi i suksesshëm

Interneti celular, Shqipëria ndër vendet me koston më të ulët për GB

Interneti celular, Shqipëria ndër vendet me koston më të ulët për GB

Shoqëria e këndshme mes këlyshëve të luanit dhe tigrit (Video)

Shoqëria e këndshme mes këlyshëve të luanit dhe tigrit (Video)