KE do të jetë edhe më i suksesshëm në Ballkan nëse edhe Kosova behët pjesë e tij

17.05.2019 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KE do të jetë edhe më i suksesshëm në Ballkan nëse edhe Kosova behët pjesë e tij

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në ministerialin e Këshillit të Evropës në Helsinki të Finlandës tha se duhen gjetur mënyra për të forcuar Këshillin e Evropës, një organizëm i cili në themel të punës ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke e mbështetur dhe duke gjetur mënyra për të përmirësuar më tej më tej punën e organizatës.

“Shqipëria mbështet misionin dhe përpjekjet e Këshillit dhe kjo mbështetje, si politike dhe financiare, duhet të vijë nga të gjitha shtetet”, tha Cakaj në fjalën e tij.

Pasi uroi Finlandën për punën e bërë gjatë presidencës së KiE në gjysmën e parë të këtij viti, kryediplomati shqiptar vlerësoi politikat e Këshillit të Evropës në rajonin e Ballkanit.

Cakaj theksoi se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu dhe të organizatës.

Ministri në Detyrë Cakaj mori pjesë në pritjen për 70 vjetorin e krijimit të Organizatës së Këshillit të Evropës ku merrnin pjesë ministrat e jashtëm e të gjitha vendeve anëtare në këtë organizatë.

Në përfundim të Ministerialit, ministrat miratuan një Deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-Evropian të saj./Panorama/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve