Kapet me një të martuar, zhvishet lakuriq në mes të qytetit (Foto, +16)

E publikuar: 01/07/2016 01:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Romanca me një burrë të martuar ka përfunduar në mënyrën me të keqe të mundshme për një grua të re në Rusi.

Ajo u detyrua që të ecte lakuriq nëpër rrugët e mbushura plot me njerëz e makina në qytetin Perm, në Rusinë Qendrore.

Ndëshkimi poshtërues është bërë ndaj të resë pasi u zu mat në shtrat me një burrë të martuar.

Gruaja, e cila me siklet përpiqej të mbulonte pjesët intime, nuk mund të kalonte pa tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë, të cilët kanë nxjerrë telefonat për të kapur momentin e pazakontë.