Kapen mbi 3000 euro medikamente në bagazhin e automjetit

E publikuar: 17/08/2015 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oficerët doganor kanë arritur që gjatë patrullimit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në hyrje të Vushtrrisë të ndalojnë një veturë Opel Vectra me targa të Republikës së Kosovës e drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Kontrollimi detal i veturës zbulojë sasi të konsiderueshme të medikameteve të ndryshme me origjinë nga Serbia.

Medikamente dhe vetura janë konfiskuar dhe lidhur me rastin ne fjale është iniciuar kundërvajtje doganore. Vlera totale e mallrave është mbi 3000 euro.

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.