Kanye West ndalon veturën e tij 200 mijë euroshe për të ndihmuar një të pastrehë

E publikuar: 16/01/2020 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanye West ka bërë një veprim për t’u duartrokitur.

Kanye West të mërkurën është parë teksa ndaloi “Lamborghinin” 200 mijë dollarësh për ta ndihmuar një person të pastrehë në rrugë, shkruan lajmi.net.

“BackGrid” ka siguruar disa fotografi, në të cilat shihet reperi duke dalë nga vetura për ta ndihmuar personin në fjalë.

Ai i tha truprojës së tij që t’ia japë disa para atij të pastrehu dhe ky veprim i tij u komentua për të mirë në publik.

Për ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm kur Kanye West ka treguar anën e tij humane.