Kanye West: “Këto janë ndërhyrjet e mia estetike”

E publikuar: 04/05/2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundmi, Kanye ka treguar për TMZ se para dy viteve ai ka bërë liposucion për t`u dobësuar dhe pas ndërhyrjes ai ka qenë i varur nga opioidët.

“Bëra një ndërhyrje plastike që të mund të dukesha mirë për ju. Sepse nuk doja të më quanit të shëndoshë, siç quajtët Rob-in (Kardashian) në dasmën time dhe e detyruat të ikte në shtëpi, përpara se dasma të përfundonte. 

Më dhanë opioidë, të cilët pasi i ndërpreva përfundova në spital. Pija nga dy në ditë dhe e gjeni dot sa më dhanë pasi dola nga spitali? Shtatë. Prandaj, arsyeja pse i bëja ato deklarata në Twitter ishte pasi isha i droguar” –është shprehur Kanye.Ai u shtrua në spital në vitin 2016, pasi pati probleme psikologjike për shkak të stresit, frikës si dhe problemeve personale të asaj kohe. 

Por janë kthyer në shqetësuese edhe deklaratat e fundit të këngëtarit në Twitter dhe shumë prej mediave kanë aluduar se ai sërish po përballet me probleme psikologjike.