Kamioni ndalohet nga elefanti që donte të merrte sanë (Video)

E publikuar: 13/09/2017 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elefanti që ka ndaluar një kamion për të marrë sanë, është bërë sensacion në rrjetet sociale në Tajlandë.

Kafsha ka rrëzuar në asfalt një pako me barin e thatë dhe më pas ka nisur të luante me të, para se të hante një sasi të vogël, transmeton Telegrafi.

“Nuk ishte i uritur, vetëm se donte të luante dhe të bënte shfaqje para veturave që kalonin”, ka thënë një i pranishëm lidhur me rastin.

Shkaku i thatësisë dhe mungesës së ushqimit, në atë zonë ndodhë shpesh që kafshët e egra të dalin në rrugë, në përpjekje të gjejnë për të pirë apo ngrënë. /Telegrafi/