Kamera e vendosur në makinë filmoi procesin e lindjes së fëmijës në ulëset e prapme (Video)

E publikuar: 17/07/2018 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Regjistrimi dramatik, shfaqë atë që mund të jetë filmimi i parë i lindjes së ndonjë fëmije, që është realizuar nga kamera e vendosur në makinë.

Kara Lee i kanë shpërthyer ujërat, sapo ka hyrë në oborrin e spitalit që ndodhte në Nottingham të Anglisë, ndërsa ishte vonë që të dërgohej në sallën e maternitetit, transmeton Telegrafi.

Shtatzënës 28-vjeçare i kanë ndihmuar infermieret dhe mamitë, në mënyrë që ta sjellë në jetë fëmijën. Gjatë tërë kohës, pa dijeninë e saj, gjithë procesi është filmuar në kamerë, por vetëm zëri dhe jo pamjet.

Më poshtë mund të dëgjoni një pjesë të ngjarjes, që po konsiderohet të jetë e para deri më tani e regjistruar në këtë formë. /Telegrafi/