Ju jeni një prej 1.3 miliard përdoruesve që Facebook Messenger

E publikuar: 14/12/2017 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook Messenger është rritur shumë që nga debutimi në 2008-ën si Facebook Chat.

Shërbimi është shndërruar nga një sistem komunikimi bazik në një platformë me biseda në grup me tekst, audio dhe video në Android dhe iOS.

Veçoritë e reja që mbërritën në 2017-ën shtuan më tutje popullaritetin e aplikacionit i cili arriti në 1.3 miliard.

Në 2017-ën mbi 7 miliard biseda u realizuan çdo ditë në Facebook Messenger. Kjo i bie të jetë një bisedë për çdo person në botë.

260 milion biseda të reja fillojnë çdo ditë në rrjetin social. Përgjatë vitit Facebook solli disa veçori si “Reagimet” dhe citime në bisedat në grup.

Një mesatare prej 2.5 milion bisedash në grup niseshin çdo ditë në Messenger në 2017-ën. Edhe reagimet duket të kenë dhënë efektin e tyre ku janë dërguar 11 miliard të tilla që nga muaji Mars.

Komunikimi me video pati një vit të mirë gjithashtu. Në 2017-ën bisedat në video në Facebook Messenger u dyfishuan në 17 miliard.

Një vit më parë u mundësua komunikimi me video në grup, një veçori prezentë për atë kohë në WhatsApp dhe Viber.

Në Qershor Facebook shtoi notat e realitetit të shtuar në komunikimin me video. Të gjitha këto veçori të reja e bënë aplikacionin Facebook Messenger, një konkurrent të denjë. /PCWorld Albanian