Jose Mourinho rinovon me Chelsea

E publikuar: 07/07/2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho ka firmosur kontratën e re me Chelsea-in e vlefshme deri në vitin 2019, të paktën kështu raporton gazeta britanike London Evening Standart. Akordi mes trajnerit portugez dhe presidentit rus të “bluve”, Roman Abramovich tashmë është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi që gjithcka të konsiderohet e mbyllur. Me fitoren e titullit të Premier League-s në sezonin e fundit “Special One” i forcoi shumë pozitat e tij në krye të Chelsea-it dhe Abramovich kurrësesi nuk mund të mos i rinovonte kontratën trajnerit luzitan.

Jose Mourinho nga marrëveshja e re me “Blutë e Londrës” do të përfitojë plot 12 milionë Euro në sezon. 52-vjecari ndërkohë ka arritur akordin me drejtuesit edhe për rinovimet e kontratave të dy ndihmësve të tij, Rui Faria dhe Silvinho Louro. Marrëveshja e mëparshme e Mourinhos me Chelsea skadonte në verën e vitit 2017. Objektivi parësor i portugezit në këto 4 vite do të jetë të fitojë të paktën një herë trofeun e Uefa Champions League të cilin nuk e ka fituar më parë me skuadrën londineze.