Jo vetëm ilaç, paracetamoli pastron hekurin për hekurosje nëse u janë ngjitur rrobat në të (Video)

E publikuar: 30/11/2018 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç se është i mirë për ndaljen e dhimbjeve të ndryshme … duket se paracetamoli mund të përdoret edhe për qëllime tjetra – pastrimin e hekurit për hekurosje.

Një nënë ka publikuar një video mbresëlënëse, ku shihet se si me një tabletë të paracetamolit arrin ta pastrojë hekurin e nxehtë për pak minuta – pasi ishte dëmtuar nga rrobat që janë ngjitur nga temperaturat e larta, transmeton Telegrafi.

Rebecca Harris, 36-vjeçe nga Somerseti, kishte lexuar artikullin në internet se si duhet pastruar hekuri për hekurosje, dhe kështu vendosi ta provojë – dhe mbeti e habitur me rezultatet pozitive.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si ajo e vendos paracetamolin mbi hekurin e nxehtë dhe duke e fërkuar copëzat e materialeve të ndryshme të rrobave që janë ngjitur fillojnë të zhduken gradualisht, duke u bërë kështu hekuri sikur të ishte i ri.

Për ta provuar të njëjtën metodë ju duhet t’i ngritni në maksimum temperaturën hekurit, por duhet të keni kujdes që të mos lëndoheni derisa e pastroni me paracetamol dhe për këtë preferohet të përdorni dara të vogla. /Telegrafi/