Jevtiq: Kërcënimi i Thaçit për padi ndaj Serbisë bëhet për “konsum të brendshëm”

E publikuar: 29/05/2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se kolegu i tij në kabinetin e Mustafës, Hashim Thaçi kërcënimin për padi ndaj Serbisë e ka vetëm për konsum të brendshëm, ngase sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Mendoj se një deklaratë e tillë është bërë për përdorim të brendshëm, kurse vetë padia ose kërkesa për reparacion ligjërisht është e pamundur”, ka thënë Jevtiq, në një prononcim për B92.

Jevtiq ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se do të formohet gjithsesi, ose nga Kuvendi ose nga OKB-ja.

“E kanë marrë mesazhin se e kanë rastin që ta themelojnë në kuadër të institucioneve të tyre, kurse nëse e lëshojnë këtë mundësi, do ta formojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, ka thënë Jevtiq.