Jep dorëheqje drejtori i spitalit të Gjilanit

E publikuar: 05/10/2015 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit ekzekutiv në spitalin e Gjilanit. Latifi ka falënderuar tërë stafin dhe menaxhmentin për bashkëpunim derisa nuk ka dhënë arsyet e dorëheqjes. Abdylatif Latifi drejtor i spitalit ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit në spitalin e Gjilanit.

Në një prononcim për rajonipress Latifi ka thënë se të hënën ka ofruar dorëheqjen nga pozita e drejtorit derisa arsyet e saj ka thënë se do i sqarojë më vonë..”Gjatë këtyre viteve të udhëheqjes sime jam munduar të instalojë një qeverisje kolektive në spital duke dhënë përgjegjësi dhe njëkohësisht duke kërkuar llogari nga stafi im. Sipas bindjes sime kemi bërë punë të shumta të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë edhe në ngritje të cilësisë së shërbimeve, raporton rajonipress.

Kemi furnizuar çdo repart me ultrazë, pritjet për CT kanë qenë shumë të shkurtra, furnizimi me barna ka qenë relativisht i mirë. Jam shumë i vetëdijshëm që kemi pasur edhe ndonjë lëshim aty këtu, edhe pse në kompetencën tonë jemi munduar që t`i zgjidhim, e disa edhe i kemi zgjidhur, e disa jo”.

Latifi tha se i falënderon të gjithë qytetarët, pacientët që kanë qenë shumë të sjellshëm ndaj nesh, edhe atëherë kur nuk kemi mundur t`i dalim në ndihmë. “Gjithashtu falënderoj edhe stafin mjekësor, shumicën e tyre të cilët kanë dhënë një angazhim maksimal në dhënien dhe ofrimin sa më të mirë të shërbimeve, me gjithë ato kapacitete dhe mundësi që kemi pasur.”Unë tani do t`i kthehem punëve të mija profesionale, që gjatë kësaj periudhe kohore i kam lënë mangut” tha Latifi.