Jehona Lumi publikon me videoklip këngën “Lotët”

E publikuar: 09/05/2020 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Lotët” titullohet kënga më e re e Jehona Lumit, e cila është publikuar së bashku me një video muzikore.

Projekti është realizim i RRecords, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtarja.

“Shijojeni dhe shpërndajeni”, ka shkruar Jehona në një postim në rrjetet sociale, për këngën e cila është bërë me muzikë nga Nexhat Macula.

Është fjala për një baladë që vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga këngëtarja.

Për anën vizuale është kujdesur Arlind Reptishti nën drejtimin e të cilit është xhiruar videoklipi i këngës.