Jankullovska: Grupi i armatosur është nga një shtet fqinj, 5 policë u vranë në luftime

E publikuar: 09/05/2015 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencë për media, ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska ka theksuar se janë vrarë 5 policë dhe janë rreth 30 policë të lënduar. Derisa ajo ka thënë se nuk ka informata që ka pasur viktima civile.

“Zharko Kuzmanovski nga Bërvenica, Nenad Serfaimocski nga Zubovci dhe Sasho Samojlovski nga Bërvenica edhe dy të tjerë, ku do të njoftohen familjet e tyre, janë 5 herojtë e Maqeonisë që e dhanë jetën për Maqedoninë”.

“Të gjithë këta e mbrojtën Maqedoninë pavarësisht se të cilit etnitet kanë qenë policët. Janë konfrontuar me një grup ekstremist terrosit. Fatkeqësisht 6 nga perosnat e lënduar janë plagosur para gjysmë ore”.

“Aktualisht po vazhdon aksioni. MPB filloi në mëngjës aksionin. Aksioni po zhvillohet 16 orë pa ndërpre sulme. E kanë goditur policinë me armë të ndyrshme. MPB u përgjigjë në mënyrë adekuate. Pas orës 18.00 një grup prej tyre janë dorëzuar pa asnjë kusht, me ata do të bëhet bisedime zyrtare, do të merren mostra dhe do të shihet a janë të përfshirë në sulme. Edhe grupi i dytë është dorëzuar. Situata në terren është ende në rrezik”.

“S’kemi informata për civil të vrarë. Mbi 30 policë të plagosur. Nga ana e grupit të armatosur kemi informata, ka viktima, por s’kemi informatë sa janë. Ata vijnë nga një vend fqinjë dhe nga Maqedonia. Kemi pasur informacion se kanë pasur armë, por jo se ka pasur kaq armatim. Nuk e dimë numrin e grupit të armatosur”.

“Mbi 30 persona civilë, gra fëmijë janë arrestuar dhe po shqyrtohet mundësia nëse ndonjëri prej tyre është përfshirë në këtë sulm”.

“Ishte planifikuar silm ndaj institucioneve strategjike. Për motivet s’mund të flasim. por duhet të marrim deklarata nga të arrestuarit”, tha mes tjerash Jankullovska.