Jakup Krasniqi: Qeveria “Hoti” jo e qëndrueshme

E publikuar: 17/06/2020 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me formimin e Qeverisë së re, pjesë e së cilës është edhe partia prej nga vjen ai, Jakup Krasniqi për Front Online nuk po e sheh si Qeveri të qëndrueshme. Kjo. pasi siç thotë ai, derisa Qeveria “Kurti” e cila përbëhej nga dy partitë më të mëdha nuk ka arritur të funksionojë, një qeveri tjetër e përbërë nga një numër partish, vështirë se do të jetë stabile.

“Konsiderojë që nëse një koalicion më i madh qeverisës nuk ishte stabil, është shumë e vështirë që një koalicion tjetër shumë i zgjeruar me numër të partive politike, numerikisht më i vogël, ta ketë një stabilitet të qëndrueshëm. Ka shumë vështirësi. Pa dashur të paragjykojë, se si do të funksionojë qeveria Hoti, ne duhet të presim së paku 6 muaj, sepse unë mendojë se 100 ditë janë pak por ta parë vërtetë cili do të jetë kualiteti i qeverisjes për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

Ai ka hedhur kritika të shumta, për mënyrën e si partitë politike në Kosovës po vendosin vija të kuqe për njëra tjetrën, dhe pastaj sipas tij po kanë vështirësi në krijimin e koalicioneve qeverisëse.

“Vetë fakti që pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 kemi pasur dy koalicione qeverisëse tregon që skena politike në Kosovë është kogja e polarizuar. Partitë politike në Kosovë gjatë fushatave zgjedhore po i shtinë fjalët e tyre ngushtë dhe pastaj po krijohen vështirësi në krijimin e koalicioneve qeverisëse”, tha mes tjerash Krasniqi në një intervistë për Front Online.