Ja si i prish 100 mln dollarët Conor McGregor (FOTO)

E publikuar: 08/09/2017 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga ringu i sfidës me Floyd Mayweather doli i humbur, por me një pasuri të shtuar prej 100 milionë dollarësh.

Conor McGregor ka zgjedhur Ibizan për të shpenzuar një grimcë të pasurisë së tij dhe këtë e ka bërë me të dashurën Dee Devlin dhe djalin e tij të vogël.

Gjatë gjithë ditëve, irlandezi i boksit miks është kujdesur që të njoftojë fansat e tij përmes postimeve në rrjetet sociale, ku dallohet ende një e nxirrë e lehtë në syrin e tij të majtë, “kujtim” nga Mayweather.