Ja pse Angelina Jolie nuk dëshiron që të jetë beqare

E publikuar: 05/09/2017 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Hollywood Angelina Jolie ka thënë se ka kaluar një kohë shumë të vështirë që nga ndarja e saj me Brad Pitt vitin e kaluar.
“Ka qenë shumë e vështirë. Nuk më pëlqen që të jem beqare. Nuk është diçka që e dëshiroja dhe nuk është një gjë e mirë. Është thjesht e vështirë.”
Angelina ka pranuar se gjatë këtij viti iu është përkushtuar vetëm fëmijëve të saj dhe ka kaluar të gjithë kohën duke e kujdesur për ta, shkruan Oranews.tv.
“Nuk mund të them që kjo nuk është një periudhë e vështirë në jetën time,”-shtoi ajo. “Por po përpiqem që ta kaloj duke ecur përpara, duke e ditur që është pjesë e jetës. Unë duhet të punoj shumë por për shkak të çështjeve familjare ka qenë jashtëzakonisht e vështirë.”
Gjithashtu aktorja ka pohuar se ka probleme shëndetsore ndaj iu është përkushtuar shëndetin të saj.

Tashethemet në lidhje me jetën e 42-vjeçares kanë pushtuar mediat ndërkombëtare. Së fundimi është raportuar se Angelina dhe Brad kanë hequr dorë nga divorci dhe janë rikthyer përsëri bashkë.