Ja momenti kur, Lëvizja Vetëvendosje e kishte kryer sulmin ndaj makinës së Isa Mustafës! (VIDEO)

E publikuar: 28/08/2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak kohë pasi që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë hedhur vezë të prishura në veturën e Kryeministrit Isa Mustfa, Gazeta Blic, ka arritur ti siguroj një video incizim ku pas ‘sulmit’ ndaj makinës se Isës, shihen se janë ‘tubuar’ edhe disa polic.

Goditja e Kryeministrit u bë derisa ai ishte nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, ashtu edhe siç informon Vetëvendosja, raporton gazetablic.com

Mustafa po shkonte si mysafir në një emision në Radiotelevizionin e Kosovës.

Në video, pasqyrohet situata pas, goditjes se veturës.

Kurse në një komunikatë të kësaj Lëvizje thuhet se ata do të vazhdojnë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila sipas tyre po e defunksionalizon shtetin e Kosovës.

“Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, thuhet në komunikatën e VV-së. (Gazeta Blic)