Ja çfarë thotë Zidane pas titullit të parë të Spanjës me Realin

E publikuar: 22/05/2017 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17. Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Për triumfin në La Liga ka folu edhe trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, i cili mezi pret të festojë me tifozët në “Vibeles”.

“Jam shumë i lumtur dhe është koha të shijojmë këtë triumf. Nuk jemi duke menduar për Cardifin, ajo çfarë duam është të shkojmë në “Cibeles” dhe të festojmë me tifozët”, tha Zidane.

“Sistemi? Mund të luajmë me sisteme të ndryshme, varësisht prej kundërshtarëve, kam një skuadër të shkëlqyer”, shtoi ai.

“Malaga është ekip shumë i mirë dhe e dinim se nuk do të jetë e lehtë, por ishim të bashkuar të gjithë për një qëllim, titullin”, theksoi mes tjerash Zizu.

Ky ishte titulli i katërt për Zidanin në stolin e Realit, i pari i Spanjës.