Isufi: Qeveria ka rreshqitë në diktaturë (Video)

E publikuar: 23/09/2015 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nuk ka alternativë tjetër pos terhekjes se nenshkrimit ose shkuemjes ne zgjedhje, sepse kjo Qeveri po e copton vendin”, tha nenkryetari i AAK’s, Ahmet Isufi, i cili ishte i ftuemi n’emisionin Rrokum Rroll, të Televizionit Rrokum.

Ai ka thanë se situata e ditëve të sotme në Kosovë, asht e ndjeshme, dhe ketë e kemi paralajmrue shumë kohë ma pare se janë tue u ba devijime nga kushtetuta e Kosovës, tue u ba nji nderlidhje me Serbinë.

Simbas Jusufit, Asociacioni asht pjesë e Kushtetutes, i cili ishte kriju si organizatë joqeveritare nuk kishte me pasë problem, po tash qe ka kompetenca vendimarrëse nuk asht e pranueshme.

Nji qeveri e korruptueme asht e detyrueme me ba lshime, nji komision serioz nuk vepron ne bazë te hartave, te cilat si kemi vec na” tha Isufi lidhun me demarkacionin me Malin e Zi.

Jusufi ka thanë se dy  gjana qe po e damtojnë seriozisht Kosoven janë marrveshjet e arrituna dhe korrupsioni e krimi i organizuem.

Kjo qe po e bajnë me veteranet, asht nji lojë e ndytë, se shuma e premtueme vetem po zbritet, po i jep lemoshë atij qe ja ka garantue keto vende ku janë sot qeveritarët.

“Kemi thanë qe kemi me i perdorë të gjitha metodat demokratike për me ndalë ketë Qeveri”, ka theksue ai.