Ishte duke shkuar në dasmë, arrestohet nusja pasi shkaktoi aksident – dyshohej se ishte e dehur (Video)

E publikuar: 14/03/2018 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia thotë se një nuse në Arizonën jugore u arrestua me dyshimin për vozitje të shpejtë pasi ajo ishte përfshirë në një aksident makine në rrugë për në dasmën e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Amber Young, e cila kishte veshur një fustan të bardhë, kur ajo u prangos të hënën në Marana, 30 milje në veri të Tucsonit.

Zëdhënësi i policisë Sgt. Chriswell Scott thotë se një person ka pësuar lëndime të lehta gjatë aksidentit.

Gjithsesi ajo është dërguar në një nënstacion policor për tu marrë në pyetje, por nuk është burgosur.

Nuk dihet nëse ajo ka mundur të arrinte me kohë në ceremoni. /Telegrafi/