iOS 12.0.1 adreson problemet me Wi-Fi dhe karikimin në iPhone XS

E publikuar: 14/10/2018 07:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple lançoi ditën e djeshme një përditësim për iOS 12 i cili adreson disa probleme të shfaqura në iPhone XS dhe XS Max.


Përditësimi iOS 12.0.1 është i disponuehsëm për tu shkarkuar në iPhone dhe iPad Settings —> General —> Software Update.

Një prej problemeve që adreson janë valet e dobëta të Wi-Fi krahasuar me iPhone X. megjithatë problem me rrjetet LTE mbetet ekzistent.


Gjithashtu modelet iPhone XS nuk do të kenë më probleme me karikimin kur telefoni është i kyçur.

Së fundi është riparuar edhe një problem me tastierën e iPad. Listën e plotë të problemeve të cilat kanë gjetur zgjidhje nga ky përditësim e gjeni mëposhtë.