Interi reagon zyrtarisht: Ajo çfarë ndodhi ndaj Juventusit u pa nga e gjithë bota, meritojmë më shumë respekt ne dhe tifozët tanë

E publikuar: 30/04/2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka dal me deklaratë zyrtare për ndeshjen ndaj Juventusit në Derby d’Italia të zhvilluar të shtunën mbrema në Giuseppe Meazza.  

Drejtor ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello ka dal para mediave dhe ka treguar shqetësimet e tij dhe të klubit Nerazzurr në lidhje me episodet në ndeshjen ndaj Juventusit dhe gjykimin që la shumë polemika.

“Kanë ndodhur gjëra të pashpjegueshme dhe nuk jemi të acaruar, por jemi shumë të mërzitur. Interi meriton respekt dhe këtë respekt e meritojnë edhe tifozët tanë”, deklaroi fillimisht Antonello, përcjell SS.

Derbi ka krijuar shumë polemika (Getty Images)

“Ajo që ndodhi ishte në sytë e të gjithëve, ndeshja u ndoq nga 80 mijë persona në stadium dhe 700 milionë të tjerë përpara televizorit nga 170 vende të botës”.

“Sinqerisht gjykimi i Orsatos nuk ishte një reklamë e bukur për futbollin italian, madje ishte një reklamë shumë e shëmtuar”.

“Jemi krenarë për paraqitjen e futbollistëve tanë, pasi kanë vendosur dhe të gjithë pasionin e tyre në fushë edhe pse ishim në inferioritet numerik”.

“Publiku ka qenë gjithashtu i jashtëzakonshëm dhe na ka mbështetur nga fillimi deri në fund. Por, nuk e kuptoj sesi një arbitër mund të gjykojë me standarde të dyfishta”.

“Në futboll gjatë viteve të fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, por ka edhe nga ato gjëra që nuk ndryshojnë asnjëherë. Ne pavarësisht gjithçkaje jemi krenarë për historinë e klubit tonë”, përfundoi drejtuesi i Interit.