Interi? Milani? Jo, mund ta marrë Barcelona

E publikuar: 18/06/2015 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Geoffrey Kondogbia është një nga emrat më të përmendur në tregun e transfereve në Itali. Mesfushori i ri francez është nën monitorimin e Milanit dhe Interit, skuadra të cilat vazhdimisht lidhen me blerjen e tij.

Por ylli i Monakos thuhet se lehtë mund të përfundon te Barcelona. Ariedo Braida i ka bërë takimet e para me agjentin e tij dhe se Kondogbia mund të jetë alternativë e Pogbas, lojtar që pritet të mbetet te Juventusi.

Ish lojtari i Sevillës njihet mirë nga Barcelona dhe se cilësitë e tij janë të dëshmuara në La Liga. Barcelona për Kondogbian mund të fusë në shkëmbim edhe lojtarë të saj, plus shuma parash.