Inis Gjoni flet për marrëdhënien me vajzën e saj: Unë dhe ajo shpesh…

E publikuar: 13/10/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjoni tha se Coco Antonel pëlqen botën e artit, por theksoi se vetë regjisorja po përpiqet të mos e drejtojë, por po e lë të lirë të zgjedhë vetë.

“Shpeshherë ndodh që aktorët të marrin fëmijët në prova pasi ndodh që i marrin nga shkolla dhe s’kanë kohë t’i çojnë në shtëpi. 

Por, unë nuk e kam bërë këtë me Coconë, por në momentet e fundit të shfaqes është gjithmonë prezente. 

I pëlqen të kërcejë gjatë gjithë kohës. Unë po mundohem të mos e drejtoj, por shikoj që i pëlqen bota e artit. Ne vishemi shpesh njëlloj me njëra-tjetrën.

Unë e kam tepruar me vëmendjen me Coco që në momentin që ka lindur. Në mënyrë instiktive mua m’u ndez një buton dhe mendoja vetëm për të dhe asgjë tjetër. 

Por kam kuptuar që kjo ka qenë sjellja që kanë patur edhe prindërit e mi me mua. Unë kam refuzuar punë të ndryshme vetëm për t’i qëndruar pranë vajzës”, tha Gjoni. /tvklan.al