Indiani me mustaqet më të gjata në botë, të cilat i ka rritur për më shumë se 30 vite (Foto)

E publikuar: 29/09/2018 07:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga India pretendon se ka mustaqet më të gjatë në botë – plotë 7 metra.

Girdhar Vyas, 58-vjeç nga Bikaner, Rajasthan, në njëfarë mënyre është bërë i famshëm në vendin ku jeton, pasi shpesh pozon para objektivit të aparatit me fansat që mezi presin t’ia shohin mustaqet, transmeton Telegrafi.

Vyas ka filluar t’i rrit mustaqet që nga viti 1985 dhe është i bindur se janë më të gjatat në botë. Rekordin e mëparshëm për mustaqet më të gjata në botë e mbante Ram Sing, gjithashtu nga India.

Ky burrë është i vendosur që të kujdeset në mënyrën më të mirë të mundshme për mustaqet e tij, sa që gjatë ditës i duhen tri orë që t’i rregullojë në mënyrën si ai dëshiron. Gjatë një interviste dhënë një televizioni bullgar, Vyas ka pranuar se nuk e ka pasur të lehtë t’i rrit mustaqet në 7 metra.

“Përgjithësisht nuk është e lehtë. Ju nevojiten dy deri në tri orë në ditë për t’i rregulluar. Në momentin që zgjohem, gjëja e parë që bëjë është rregullimi i tyre”, ka shtuar Vyas. /Telegrafi/