Imazhet e lashta tregojnë kohën kur shtëpitë transportoheshin prej kuajve (Foto)

E publikuar: 09/10/2018 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit XIX, në Shtetet e Bashkuara shfrytëzoheshin kuajt, për të bartur shtëpitë e ndërtuara në tërësi.

Disa imazhe të lashta, dokumentojnë formën se si barteshin këto ndërtesa me një kat që kushtonin 40 dollarë, apo dykatëshe për të cilat paguheshin prej 70 deri në 85 dollarë, që janë ekuivalenti i 2,500 dollarëve të sotme, transmeton Telegrafi.

Të gjithë shtëpitë vendoseshin në platforma druri me rrotë dhe më pas tërhiqeshin nga një numër i konsiderueshëm i kuajve.

Historianët kanë bërë të ditur se ndryshimet e vendbanimeve, bëheshin për të kërkuar tokë më pjellore, klimë më të favorshme, apo tolerancë fetare, ndërsa largoheshin prej guroreve, apo zonave të përfshira nga zjarret apo uraganet.

Hapësira e bollshme dhe mungesa e objekteve në rrugë, ua mundësonte pronarëve ta merrnin shtëpinë me vete, apo të punuar në ndonjë punishte në largësi, gjë që do ishte e pamundur në ditët e sotme.

Procedura nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi është dashur të mbulohen të gjitha gropat që ndodheshin në rrugë, si dhe të hiqen pengesa të ndryshme. Oxhaqet, vatrat për zjarr, disa mure dhe pjesë të ngjitura, pësonin shpesh derisa transportohej një shtëpi. /Telegrafi/