Ia kishte bllokuar veturën fqinji, kërkon ndihmën e nipit muskuloz që t’ia zgjidh problemin (Video)

E publikuar: 03/10/2017 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i fuqishëm ishte detyruar ta marrë drejtësinë në duart e tij gjatë një mosmarrëveshje për parking – kur ngriti në ajër një veturë të tipit Vauxhall Corsa që ia kishte bllokuar veturën hallës së tij, të cilën e lëvizi për disa metra.

Hakan Acar 23-vjeç ka fituar epitetin “Tulk”, që shkurtimisht në gjuhën turke i bie “Hulku turk”, për shkak të muskujve gjigant që i ka, por gjatë javës së kaluar ai është detyruar t’i bëjë “disa ushtrime” të paplanifikuara, transmeton Telegrafi.

Ai tha se halla e tij Abi Mustafa, ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me fqinjin e saj i cili ia kishte bllokuar veturën, që e kishte parkuar para shtëpisë në një rrugë publike.

Por, ajo u detyrua të kërkoj ndihmën e nipit të saj super muskuloz, kur e kuptoi se fqinji ia kishte bllokuar veturën si shenjë hakmarrje. /Telegrafi/