I ngecin gishtat në derën e trenit të ri, kaloi tri stacione derisa u shpëtua (Video)

E publikuar: 16/04/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëtares së paemëruar, që i ngecën në mënyrë misterioze gishtat në derën e trenit të ri, iu desh të qëndronte ashtu derisa kaloi nëpër tri stacione të Londrës.

Pranë saj kishin shkuar të pranishmit dhe provuan t’ia tërhiqnin, por u frikësuar se mund t’i bëjnë më shumë dëm se dobi, transmeton Telegrafi.

“Ajo ishte e qetë dhe dukej se nuk kishte dhimbje, por nuk po mund të lëvizte”, ka thënë një dëshmitar. Sipas tij, makinisti ishte njoftuar për rastin, por dera u bllokua dhe nuk hapej.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi treni Elizabeth Line është vënë në funksion, si pjesë e projektit prej 15 miliardë eurosh, për rregullimin e sistemit hekurudhor. /Telegrafi/