Hynë nëpër ‘tunelin e braktisur’, ikin me vrap kur drejt tyre nisi të afrohej treni (Video)

E publikuar: 16/05/2018 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jedson Gil Miranda ishte së bashku me një çiklist tjetër, kur hynë në një tunel në Brazil, që menduan se është braktisur dhe nuk shfrytëzohet më. Atyre iu desh të ikin me vrap, kur panë se drejt tyre po vinte një tren.

Kamera e vendosur në biçikletë, filmoi momentin dramatik kur ata u kthyen së prapthi, pasi hapësira ishte aq e ngushtë dhe nuk mund ta shmangnin ndryshe trenin, transmeton Telegrafi.

“Drita në fund të tunelit, mund të jetë nga treni. Mos besoni gjithmonë se çfarë u thonë, por bazohuni në prova”, shkruan në videon që po bën xhiro në rrjetet sociale.

Më poshtë mund të shihni ngjarjen e pazakontë, që për fat të mirë pati një përfundim të mirë. /Telegrafi/